Edi Rama: Kush është gjobitur nga Greqia, do jua paguajmë ne


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook në lidhje me lajmet se shumë shqiptarë janë gjobitur nga Greqi për tejkalim të afatit 90 ditor.

Kryeministri i Shqipërisë,Edi Rama, thekson se në rast se gjoba nuk anulohet do të rimbursohen 100% nga qeveria.

Statusi i plot i Edi Ramës

NJË LAJM ME RËNDËSI

Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare, te cilet kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te fundit. Autoritetet greke do te rishikojne te gjitha gjobat e vendosura, nderkohe kane siguruar se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid19.

UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË te cileve autoritetet greke nuk do t’ua anulojne gjoben, se do te rimbursohen ne masen 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157782452521523

Baby Boo