Parashikimi i motit


Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira mesatare dhe erë të dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Në jugperëndim do të ketë kushte për paraqitje të shiut të përkohshëm.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 26 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe erë të dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të ulet deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë.
Prej nesër do të ketë rritje të vranësirave dhe ulje të lehtë të temperaturës ditore. Të enjten dhe të premten kryesisht pasdite do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima dhe erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.

Baby Boo