Pacolli qorton komentuesit e Isa Mustafës: Çnjer*ëzore t’i urosh vde*kjen dikujt


Behgjet Pacolli ka reaguar pas komenteve negative të cilat iu bën të parit të LDK’së Isa Mustafës, i cili tregoi se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Pacolli ka thënë se pavarësisht bindjes politike, ne jemi shqiptar dhe duhet të solidarizohem me njëri-tjetrin.

“Nga zemra i uroj shërim të shpejtë. Në të njëjtën kohë nuk mundem pa shkruar për disa nga komentet e mbrapshta dhe çnjerë*zore për shëndetin e tij të disa individëve”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Sapo mora lajmin se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë pozitiv në COVID-19. Nga zemra i uroj shërim të shpejtë. Në të njëjtën kohë nuk mundem pa shkruar për disa nga komentet e mbrapshta dhe çnjer*ëzore për shëndetin e tij të disa individëve. Pavarësisht bindjës politike, ne jemi shqiptar dhe duhet të solidarizohem me njëri-tjetrin. Të urojmë dikë për vde*kje, në këtë moment, është një edukim i tmerrshëm.

Baby Boo