Paunovski: Inspektorët nuk mund të dënojnë në bazë të videove nëpër rrjetet sociale


Drejtori i Inspektoratit Shtetërore të Tregut, Stojko Paunovski sot në Tetovë theksoi se inspektorët momentalisht nuk mund të dënojnë organizatorët e festave dhe grupimeve në bazë të fotografive dhe video materialet e publikuara në rrjetet sociale.

“Nëse lejon Qeveria dhe nëse bëhet ligj me të cilin mund në bazë të fotografive dhe video-incizimeve të dënojmë, ne jemi këtu, megjithatë kompetenca e inspektoratit është që t’i kap vet ata duke shkelur ligjet dhe udhëzimet”, tha Paunovski.

Ai shtoi se puna e tyre është që të kapen në vendngjarje organizatorët dhe se në të kundërtën duhet të merremi me avokatë.

Kreu i ISHT-së tha se kontrollet gjatë natës së vitit të ri do të vazhdojnë siç kanë qenë deri tani, ndërsa pjesa më e madhe e inspektorëve do të angazhohen deri në orët e vonshme.

Baby Boo