Bekteshi: Gastronomët do të ndihmohen përsëri


Gastronomët duhet të jenë të përgatitur nga data 16 që të respektojnë masat e miratuara në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve. Ky është mesazhi i ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas takimit me organizatën e gastronomëve në Tetovë. Sipas Bekteshit, gastronomët kanë dhënë dritë jeshile për masat e miratuara që ndikojnë në punën e tyre me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Por, për gastronomët e tjerë, masat e reja nuk janë të pranueshme. Oda e Pavarur e Gastronomëve për Alsat tha se masat e reja do të rrezikojnë punën e tyre dhe nuk ka asnjë mënyrë për të identifikuar se kush lejohet dhe kush nuk lejohet të hyjë në pjesën e mbyllur të objekteve. Po sikur të vijë ndonjë diplomat? Apo situatë me ndonjë shtetas të huaj që mbart certifikatë të vaksinimit në një gjuhë tjetër?

Oda e pavarur e gastronomëve
“Është e pamundur që çdo objekt gastronomik të sigurojë shërbimin e kërkuar të patrullimit të detyrueshëm me qëllim të kontrollit të paraqitjes së dëshmisë së vaksinimit…”
Qytetarët, nga ana tjetër, thonë se duke pasur parasysh numrin në rritje të pacientëve, duhet të ketë masa kufizuese, por nuk duhet të zgjasin shumë.

“Nuk duhet të kishte lirim të masave sepse populli jonë nuk i respekton. Nuk është vonë për t’i zbatojmë tani sepse edhe vendet nga jashtë tani i zbatojnë për në shtator dhe tetor.”
“Duhet të jetë si në Belgjikë, nëse nuk ka certifikatë vaksinimi, nuk mund të shkosh askund, as në restorant.”
Që nga shpërthimi i pandemisë, sektori i gastronomisë ka kaluar një sërë masash kufizuese të tilla si mbyllja e plotë, puna me kohë të pjesshme, zvogëlimi i numrit të mysafirëve dhe përdorimi vetëm i pjesës së hapur të objekteve. Shteti, nga ana tjetër, kompensoi disa nga humbjet e tyre përmes disa pakove ekonomike.

Baby Boo