AlternAtivA: Urgjentisht të vaksinohen regjistruesit


Pasi që edhe publikisht drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski, pranoi që katër instruktorë janë të infektuar me Covid 19, kjo i bie që me shumë gjasë do të kemi të infektuar edhe nga regjistruesit e terrenit që për disa ditë do të fillojnë me këtë procedurë gjithandej vendit.
Duke e marrë në konsideratë paaftësinë e Qeverisë së RMV-së për të menaxhuar me Covid 19, mendojmë se vaksinimi i menjëhershëm i regjistruesve dhe të gjithë atyre që marrin pjesë në procesin e regjistrimit është nevojë imediate.

AlternAtivA ka kërkuar të respektohen rekomandimet e OKB-së që në kohë pandemie të mos zhvillohet regjistrim, megjithatë kjo Qeveri nuk deshi ta dëgjojë as OKB-në e as opozitën, por kokë më vete hyri në një proces i cili që në fillim po dëshmohet se bart rre*zikshmëri të lartë për infektimin e qytetarëve, qofshim ata regjistrues ose të regjistruar.
Megjithatë, procesi i regjistrimit tashmë ka filluar dhe kthim prapa nuk ka. Sa nuk është bërë tepër vonë, bëjmë thirrje deri te Qeveria që propozimin tonë ta marrin parasysh seriozisht dhe mos të luajnë me fatin dhe shëndetin e njerëzve.

Baby Boo