Shaqiri: “Entuziazmi dhe kreativiteti i punonjësve të “Aktiva” janë motivim”


Ministri i Arsimit Jeton Shaqiei viziori “Aktivan” ai shkruan:Entuziazmi dhe kreativiteti i punonjësve të “Aktiva” janë motivim shembullor për nxënësit e shkollave të mesme, pikërisht duke punuar së bashku me ata, në një mjedis real prodhimi, për të përvetësuar njohuritë dhe aftësitë praktike.

Nxënësit me vëmendje ndoqën mënyrën e programimit të makinës robotike. Ata theksuan se janë shumë të lumtur që zgjodhën profesionin e elektroteknikës, sepse atë që do të mund ta mësojnë në prodhim plotëson mësimin teorik në shkollë.

Më bën shumë të lumtur bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me fabrikën e Shtipit, sepse ata përfitojnë edhe në arsim edhe në biznes – për nxënësit kjo është një mundësi për të përvetësuar njohuri të përdorshme të cilat rrisin punësueshmërinë, ndërsa për kompanitë të marrin burimin më të vlefshëm – punëtor i përgatitur për nevojat e veta.

Angazhimi im për avancimin e arsimit të mesëm profesional dhe përfshirjen sa më të madhe të komunitetit të biznesit në planifikimin dhe realizimin e përbashkët të programeve mësimore udhëhiqet nga ideja për të aftësuar të rinjë të cilët do të jenë të gatshëm të përfshihen në të ardhmen në teknologjinë e lartë.

Baby Boo