Pa punë e pa shtëpi, 47-vjeçarja kërcënon të hidhet nga godina e PD-së


Një grua u ngjit në katin e pestë të godinës së Partisë Demokratike në qytetin e Fierit dhe kërcënoi se do të hidhej nga aty. Ngjarja ndodhi në orët e vona të ditës së martë.

47-vjeçarja Lindita Maloku hipi në tabelën ku shkruhet “Partia Demokratike” dhe kërkoi që të takonte kryebashkiakun e qytetit, Armando Subashin.

Kjo nuk është hera e parë që Lindita Maloku bën diçka të tillë. Edhe më 1 qershor gruaja kërcënonte se do të hidhej po nga selia e PD-së.

Lindita Maloku, e divorcuar më shumë se 2 vite më parë, ka humbur jo vetëm fëmijët nga divorci, por edhe një strehë ku të fusë kokën. 47-vjeçarja kërkon punë dhe shtëpi.