Dr.Roland Alili për herë të parë në Spitalin e Tetovës do të realizojë Liposuksin të të gjithë trupit tek Gazetari Nevrij Ademi


Të premten Spitali Klinik i Tetovës për herë të parë do të realizojë ndërhyrjen kirurgjikale “Liposuksion” i të gjithë trupit të cilën do ta realizojë Kirurgu tani më i njohur dhe më i suksesshmi Roland Alili ndërsa pacient është gazetari i Tetovasot, Nevrij Ademi.

Operacioni do të fillojë me ABDOMENOPLASTY dhe GYNEKOMASTI për të vazhduar edhe me Liposuksion të këmbëve dhe krahëve. Këtë e ka paralajmëruar në Facebook vetë Gazetari Nevrij Ademi.

”Sot përfunuan të gjitha analizat e duhura për ndërhyrjen kirurgjikale që do ta bëj në Spitalin Klinik të Tetovës, edhe pse shumica prej nesh kanë humbur besimin në shëndetësinë e vendit, unë do ua dëshmoj se tek ne ka edhe shumë Mjekë si Roland Alili të cilët mjekësisë së vendit tonë do ia rikthejnë besueshmërinë.

Të premten Roland Alili do të realizojë ABDOMENOPLASTY dhe GYNECOMASTI apo thënë ndryshe LIPOSUCTION të të gjithë trupit sepse pas kësaj ndërhyrje do të vazhdojmë edhe me duart dhe këmbët. Pas disa ndërhyrjeve që kam realizuar në Turqi dhe suksesin e arritur që të humb mbi 110 kilogram është dashur që pjesën e mbetur ta heq me ndërhyrje kirurgjikale dhe për këtë trupin tim ja kam besuar më të mirit ROLAND ALILI i cili me ndihmën e Zotit edhe kësaj herë do të ia del të bëj të pamundurën”

#Beso
#mjekësin

Ka shkruar Ademi në Facebook.

Ndër të tjerash Kirurgu Roland Alili njihet për suksesin e ti të arritur në kirurgji e veçanërisht në kirurgjin plastike. Ai tashmë ka realizuar disa operacione që kanë të bëjnë me liposuksion të barkut dhe pjesëve të tjera të trupit ndërsa këta operacione janë realizuar herë pas here. Këtë radhë ky operacion realizohet menjëherë dhe do të jetë hera e parë që bëhet Abdomenaplasty dhe Gynekomasty në të njejtën kohë dhe kjo do të jetë edhe një ndër sukseset e mëdha të kirurgut Roland Alili i cili më ka prekur majat e kirurgjisë dhe po ja rikthen besueshmërinë mjekësis së vendit tonë

Baby Boo