Pa energji elektrike nesër disa rajone të Shkupit


Prej SHA “EVN Maqedoni” njoftojnë se nesër pa energji elektrike do të mbeten disa nga konsumatorët nga komunat Saraj, Karposh, Aerodrom dhe Sopishtë. Nga ora 08:00 deri në ora 10:00 nuk do të kenë energji elektrike konsumatorët në afërsi të pishinës së Sarajit. Në periudhën prej orës 08:30 deri në orën 09:30, konsumatorët nga rr. “Gigo Mihajlovski” nr.10 në komunën e Karposhit.

Në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 14:00, një pjesë e konsumatorëve nga rr. “Mite Bogoevski” nga qarkorja me rr. “Gavril Konstantinoviq” nr.42, Komuna e Aerodromit. Në Komunën e Sopishtës, në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 12:00, nuk do të kenë energji elektrike disa nga konsumatorët nga rruga “Vetrilo”, objektet nga nënrrugica e poshtme dhe një objekt pas kthesës në fusha. Objektet në fshatin Bardovce, nesër nga ora 10:00 deri në 15:00 do të jenë pa energji elektrike.

Baby Boo