“Lirohet” bebja 18-muajshe që ishte lënë në arrest shtëpie


Një foshnje 18-muajshe, e cila ishte lënë në arrest shtëpie nga autoritetet, është shpëtuar dhe është dërguar në një vend të sigurt. Bëhet fjalë për mbesën e bashkëshortes së Bobi Wine, kandidatit për president në Uganda. Largimin e vogëlushes e konfirmoi vetë Wine për gazetaren e CNN, Becky Anderson.

Foshnja ndodhej në shtëpinë e Wine kur më 15 janar, një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në Uganda, ushtria rrethoi shtëpinë e tij. Zyrtarisht Wine humbi garën kundër Yoweri Museveni, i cili drejton vendin prej vitit 1986, por ai pretendon se ato ishin të manipuluara.

“Jam i lumtur t’iu informoj se bebja është larguar të premten, kur avokatët e mi u lejuan për pak çaste brenda banesës”, tha Wine./A2CNN

Baby Boo