Masat antiCOVID, Oda e Maqedonisë Veriperëndimore reagon pas vendimi të Republikës së Kosovës


Masa rigoroze e Kosovës për të hyrë në territorin e saj vetëm me dozën e tretë, do t’i shkaktojë goditje të rëndë kompanive të Maqedonisë.
Për momentin është herët për të vlerësuar dëmet, por nëse nuk hiqet ky rregull për kalimin e kufijve, më së shumti do të pësojë sektori i transportit, thotë Drilon Iseni nga Oda e Maqedonisë Veriperëndimore.

Autoritetet e Kosovës kanë vendosur të mos lejojnë askënd në territorin e tyre që nuk e ka dozën e tretë të vaksinës nga kjo fundjavë e deri më 4 shkurt. Këtë vendim e ka marrë Prishtina Zyrtare pas numrit rekord të pacientëve që ka arritur gati në 3000 për vetëm 24 orë.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka kërkuar nga kolegët e tij nga Kosova që ta rishqyrtojnë masën dhe të gjejnë mënyrë që të mos pengohet lëvizja e lirë të qytetarëve dhe e biznesit. Por, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të tërhiqet nga masa.

Prishtina më 21 janar miratoi masë ku të gjithë personat mbi moshën 12 vjeçare duhet të kenë certifikatë për dozë të tretë të vaksinës për të hyrë në Kosovë. Në Kosovë ka edhe orë policore, që zgjat nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit. Ndryshe, Kosova është një nga partnerët më të mirë afarist të Maqedonisë me të cilin kemi suficit në shkëmbimin tregtar.

Baby Boo