Osmani: “Si bashkëkryesues, këtë vit do të organizojmë konferencë të OSBE-së” (VIDEO)


Maqedonia është pjesë e kryesuesve të OSBE-së së bashku me Suedinë dhe Poloninë. Maqedonia do të kryesojë me OSBE në vitin 2023. Me këtë edhe në mënyrë formale fillojnë obligimet tona në lidhje me kryesinë e ardhshme me organizatën më të madhe për siguri rajonale OSBE në të cilën marrin pjesë 57 vende plus 11 partnerë prej vendeve aziatike dhe mediterane.

“Si bashkëkryesues, në vitin e parë të pjesëmarrjes sonë, do ta organizojmë Konferencën mediterane të OSBE dhe partnerëve mediteranë, me më shumë gjasa, në Shkup, pastaj e marrim edhe menaxhimin e sjelljes së buxhetit të Organizatës. Aktivitetet e këtij viti do të jenë në një farë mënyre provë për marrjen e tërësishme të kryesisë me Organizatën në vitin 2023”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Baby Boo