“Kur u zgjodha isha pa…”- I riu shqiptar u burgosur për vrasjen e studentes greke përdhunohet nga të burgosurit


I riu shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e studentes greke, është përdhunuar në qelitë e burgut Evangelismos.

Mediat greke shkruajnë se 19 vjeçari kishte plagë në pjesën anale, shenja të një përdhunimi të pazakontë.

Zbulimi i përdhunimit të 19-vjeçarit të akuzuar në vrasjen e studentet 21-vjeçar Eleni Topaloudi në Rodos është bërë nga mjekët e burgut.

Cilat janë gjetjet mjekësore?

I riu shqiptar ka deklaruar se është dhunuar nga të burgosurit, ndërsa edhe më parë është rrahur barbarisht në burgun Avlona, ​​konfirmojnë gjetjet e mjekëve të Evangelismos që e trajtuan.

Vihet re se 19-vjeçari u ishte ankuar mjekëve se ishte dhunuar, pasi u zgjua, siç tha, në një vend tjetër dhe pa pantallona dhe mbathje. Policia tashmë ka filluar procedurën për zhvillimin e hetimeve.

Baby Boo