Ministria e Financave: Rritja e TVSH-së nuk vlen për produktet bazë, me shtrenjtimin e disa produkteve po mbrojmë shëndetin e qytetarëve


Ministria e financave nëpërmjet një komunikatë me shkrim njoftoi se produktet ushqimore bazë, të cilat janë pjesë e përdorimit të përditshëm të qytetarëve, do të vazhdojnë të tatohen me normën më të ulët të TVSH-së, pra nuk ka ndryshim dhe mbetet në masën 5% siç parashikon Ligji për TVSH, i cili është miratuar nga Qeveria më 28 shtator dhe sot hyri në fuqi.

Vendimet e marra nuk do të ndikojnë në rritjen e çmimit përfundimtar të produkteve ushqimore bazë, thonë nga ministria. Nga aty theksojnë se “lista mbetet e gjatë dhe paraqet listën më të gjerë në raport me vendet e rajonit dhe në vendet e BE-së dhe se qëllimi i marrjes së vendimit për aplikimin e një norme preferenciale prej 5% për produkte të caktuara është mbrojtja e standardit të qytetarëve, mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, si dhe tatimi me një normë të drejtë tatimore për produktet që nuk përfaqësojnë të ushqyerit bazë të njeriut.

Baby Boo