Mozzik: “Jam bërë milioner në moshën 25 vjeçare” (FOTO)


Reperi i popullarizuar nga Ferizaj, Mozzik, viteve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në industrinë e muzikës. I komentuar për jetën private, projektet e po ashtu edhe albumet e reja, artisti ka arritur të jetë ndër më të suksesshmit në estradën shqiptare. Kjo e dëshmon edhe në një postim të fundit të shpërndarë me fansat në InstaStory, ndërkohë që është pyetur se në cilën moshë është bërë milioner.

“Sa vjet je bërë milioner”, u pyet ai teksa u përgjigj shkurt “25-vjeç” që i bie rreth një vit më parë, meqë momentalisht ka 26 vite jetë.

Sido që të jetë, krijuesi i hitit “Shko” po vazhdon punën për prurjet e radhës që do t’i sjellë në vijim.
Ai momentalisht ndodhet në Zvicër derisa ka vizituar edhe vajzën e tij, Hanën, e cila jeton me të ëmën.
Mozzik dhe Loredana u ndanë në vitin që shkoi ndonëse dyshja këtë kohë janë ende beqarë.

Baby Boo