Osmani dhe Jankulloska do të dëshmojnë për “Monstrën”


Në një bisedë në mes prokurores Fatime Fetai dhe babait të njërit nga viktimat e liqenit të Smillkovës, Goran Nakevski, para se të filloje seanca gjyqësore për “Monstrën”, prokurorja ju premtoi se do të dëshmojnë të gjithë ata një nga një të cilët janë dëgjuar në “bomba”, duke përfshirë edhe zëvendëskryeministrin Bujar Osmani.

Sot do të dëshmojë edhe Gordana Jankulloska, ish-ministre e Punëve të Brendshme.

Përndryshe, sot për Monstrën do të dëshmojnë Sinisha Aleksov, ish-këshilltar i sigurisë në kabinetin e ish-presidentit Gjorge Ivanov dhe Lupço Todorovski, ish-drejtor i Drejtorisë së pestë në MPB.

Baby Boo