Kajro, Izraeli hedh poshtë përpjekjet për ndërmjetësim me palestinezët


Një delegacion egjiptian që u takua me zyrtarë izraelitë për të ndërmjetësuar negocimin e një ar* mëpushimi, por pa mundur të arrinte ndonjë rezultat pozitiv, deklaroi një burim egjiptian i sigurisë.
”Izraeli ka refuzuar të gjitha iniciativat e ndërmjetësimit për të arritur një ar*mëpushim, madje edhe të përkohshëm, me forcat në Rripin e Gazës”, shtoi burimi.

Sipas burimit, Izraeli synon të shkatërrojë aftësinë ushtarake të Hamasit dhe fraksioneve të tjera në Gaza dhe të shënjestrojë zyrtarët e lartë të Hamasit para se të kthehet në negociatat e ar* mëpushimit.
Ndërmjetësuesit egjiptianë kanë vizituar Gazën dhe Tel Avivin në dy ditët e fundit për të negociuar një ar* mëpushim midis Rripit të Gazës, të drejtuar nga Hamasi, dhe Izraelit, pasi dhjetëra persona vd*iqën në shpërthimin e fundit të dhu*nës, shumica në Gaza.

Baby Boo