Opozita shqiptare kalkulon se cili lider duhet të del në debat me Ahmetin!


Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim Buar Osmani në pyetje të gazetarëve lidhur me fushatën publike të zyrtarëve të Aleancës për Shqiptarët për duel midis Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit theksoi se opozita njëherë le të merret vesh se kush është përfaqësuesi i tyre dhe pastaj do ta shqyrtojnë kërkesën e tyre.

“Tani ne nuk dimë me kë të debatojmë. Është mirë që ata duhet të ulen njëherë e të merren vesh se kush është përfaqësuesi i opozitës dhe pastaj të dërgojnë kërkesë tek ne, me qëllim që ne ta shqyrtojmë. Tani për momentin nuk e dimë se pse duhet duel vetëm me zotëriun Sela, pse jo edhe me dikë tjetër”, tha Osmani.

Ai shtoi se secili mund të kërkojë debat prej opozitës dhe ju nevojitet një rend në këtë çështje, për shkak se, siç tha, nuk kanë edhe shumë kohë që të dalin në shumë debate.

Pas konferencës për shtyp që mbajti sot zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, ku në pyetjen e gazetarit se a do t`i përgjigjet ftesës së Ziadin Selës për një debat televiziv ndërmjet Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës, , ku ndër të tjera Bujar Osmani, për ti ikur përgjigjes tha se. ” Ai dhe partia e tij nuk e kanë të qartë se kush është lideri i opozitës shqiptare dhe pasi që të sqarohet kjo, atëher të dërgojnë ftesë për një përballje liderësh aq të munguar për shqiptarët në Maqedoni.

Ndërkaq i menjëhershëm ishte edhe reagimi i zëdhënësit të ASH-së, Flakron Bexhetit, i cili po nëpërmjet konferencës pr shtyp iu përgjigj , duker e sfiduar me ftesë publike edhe atë duke ui bërë dy favore.

E para që Ali Ahmeti të zgjedh vendin kohën dhe studion televizive dhe

E dyta, që nëse Ali Ahmeti ndjehet i frikësuar ta marr me vete edhe Bujar Osmanin, tha Flakron Bexheti, duke shtuar edhe atë se tashmë të gjithë shqiptarët, kudoqofshin ketu dhe ne diasporë, e din se Ziadin Sela është lideri i opozitës, andaj le të marr guxim le të ballafaqohet, të mos ikë nga debati.

Zëdhënsi i Lëvizjes BESA, Elmedin Memishi ka kundërshtuar Arben Tarvarin i cili tha se lider i opozitës është Ziadin Sela. Sipas tij pas 12 Prillit në debat do të jetë Billa Kasami si lider i pozitës dhe Ali Ahmeti si i opozitës.

“Pas #12Prillit do të jetë shumë e qartë se debat publik do të ketë Bilall Kasami si lider i pozitës tek shqiptarët dhe Ali Ahmeti si lider i opozitës, kuptohet nëse DUI arrin të mbijetojë në skenen politike si parti opozitare!”

Ndryshe deri tani kemi dy koalicione edhe atë ASH- AAA dhe LSDM -BESA ndërsa BDI, PDSH dhe VMRO do të shkojnë të vetme në zgjedhje.

Baby Boo