Zaevi porosi nga Brukseli: Dikush po mundohet që gjuhën dhe identitetin maqedonas ta vë në tryezën evropiane!


Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar qëndrimin përfundimtar nga takimet, që i ka realizuar në Bruksel gjatë këtyre dy ditëve.
Ka bërë të ditur, se i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është takuar me përfaqësues të lartë të Komisionit dhe Parlamentit Evropian.
“Liderët evropianë e kuptojnë mirë porosinë tonë – identiteti maqedonas nuk është për negociata dhe asnjëherë nuk do të jetë për negociata”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Zaevit.

Ka shtuar, se në takimin me von der Llajen, Varheji, Borell, Timermans, Lajçak, Veber, Kyçuk, Çosholl – është bërë e ditur se, “të gjithë liderët evropianë e dinë dhe e kuptojnë pozicionin e Maqedonisë së Veriut – se nëse ndokush përpiqet, ndërkaq shohim se përpiqet, që identitetin dhe gjuhën maqedonase ta vë në tryezën evropiane për negociata, ne nuk do të negociojmë“.

“Kemi porositur qartë e zëshëm dhe përsëritëm – tërhiqeni çdo diskutim për gjuhën dhe identitetin maqedonas nga tryeza e negociatave në Bruksel – pas kësaj mund të vazhdojmë të bisedojmë për ardhmërinë tonë evropiane. Ne kemi edhe krenari dhe identitetin personal”, thuhet më tej në kumtesë.

Baby Boo