Tetova me më shumë viktima nga COVID-19 në dy javët e fundit


Varianti delta i virusit korona mori jetën e 186 pacientëve në dy javët e fundit në vend. Duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kjo shifër është dyfishuar si pasojë e vdekshmërisë së shpejtë që shkaktoi tek pacientët kryesish me komplikime shëndetësore. Shqetësuese mbete fakti që në Tetovë vetëm mbrëmë kanë ndërruar jetë 10 pacientë, ndërsa në 14 ditët e fundit 54 veta humbën betejën ndaj CoVid-19.

Instituti i Shëndetit Publik:
Vdekshmëria në 14 ditët e fundit nga CoVid-19:
Tetovë 54 pacientë, Shkup 40 pacientë, Gostivar 35 pacientë, Kërçovë 15 pacientë, Strugë 7 pacientë
As raporti javor i fundit i ISHP-së nuk është inkurajues. Nga mbi 45 mijë teste të bëra pozitiv kanë rezultuar 6,768 pacientë ose thënë ndryshe 58,1% më shumë se sa java e parafundit. Në periudhën 16-22 Gusht mesatarja e të infektuarve është 14,5% nga testet e bëra, ku incidenca më e lartë është në Gostivar apo 807 të infektuar në 100 mijë banorë.

Instituti i Shëndetit Publik:
Vdekshmëria në total nga CoVid-19:
Shkup 1.866 të vdekur, 73.224 të infektuar, 3.829 raste aktive; Tetovë 394 të vdekur, 9.494 të infektuar, 1.791 raste aktive; Gostivar 287 të vdekur, 7.087 të infektuar, 1.467 raste aktive; Strugë 204 të vdekur, 3.321 të infektuar, 325 raste aktive; Kërçovë 126 të vdekur, 3.287 të infektuar, 546 raste aktive.

Sipas këtij raporti të ISHP-së numri më i ulët i të prekurve është nga mosha 0-9 vjeç, ndërkaq më i larti mbi moshën 60 vjeçe, ku janë dyfishuar shifrat e të prekurve në këtë grup moshë. Gjatë javës që lamë pas 54 pacientë janë riinfektuar, 134 pacientë ndërruan jetë brenda 7 ditësh. Që nga fillimi i pandemisë
5.695 pacientë kanë humbur betejën me kovid-19, ndërsa aktualisht ka mbi 11 mijë raste aktive.

Baby Boo