Nisin zgjedhjet parlamentare, të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë


Filloi votimi treditësh për zgjedhjet e dhjeta parlamentare, të pesta të parakohshme nga pavarësia e vendit. Këto janë zgjedhjet më spe*cifike që deri tani janë organizuar në vend duke e marrë parasysh gjendjen me kor*onavir*usin dhe masat që duhet të respektohen, si nga ana e qytetarëve me mbajtje të maskës, mbajtje të distancës, ashtu edhe nga ana e anëtarëve të këshillave zgjedhorë vëzhguesve dhe gjithë atyre që janë të përfshirë në proces. Votimi sot fillon pikërisht me personat me Kovid-19 dhe në vetiz*olim, kërkesat e të cilëve ishin pranuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ndërsa e realizojnë këshilla të veçantë zgjedhorë të përbërë prej tre punonjësve shëndetësor dhe përfaqësues të partive politike.

Në listën zgjedhore për këto zgjedhje janë regjistruar një milion e 814 mijë e 263 qytetarë të moshës madhore me të drejtë të votimit. Këtë herë në Listën zgjedhore janë vendosur edhe të gjithë personat të cilët deri më 15 korrik do t’i mbushin 18 vjet.

Sipas informatave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në librat amë të Listës së votimit janë regjistruar një milion e 729 mijë e 189 persona. Personat të cilët janë shpërngulur ose punojnë në vendet e huaja në librat amë të veçanta zgjedhorë janë regjistruar 83.054 votues. Në listën e veçantë zgjedhore për personat në bu*rg ose në parabu*rgim janë regjistruar 1.657 votues, në shtëpitë e pleqve 357 dhe gjashtë persona udhëhiqen si persona shpërngulës të brendshëm.

Në këto zgjedhje nuk do të mbahet votimi në diasporë, sepse gjatë paraqitjes e cila ndodhi para shpalljes të gjendjes së jashtëzakonshme nuk u paraqitën numër i mjaftueshëm i shtetasve tanë. Megjithatë, mërgimtarët do të mund të votojnë nëse kanë udhëtuar për në vendin tonë me dokumentacion të vlefshëm.

Baby Boo