OJQ-të: Të shlyhen borxhet për shërbimet komunale


Të shlyhen borxhet e qytetarëve për shërbime komunale nga 1 janari i vitit 2015 e deri më sot. Një propozim- ligj të tillë dorëzuan një pjesë e sindikatave dhe shoqatave qytetare. Llogaritjet e tyre thonë se rreth 100 mijë qytetarë përballen me fatura të mbledhura të papaguara të ujit, ngrohjes, energjisë elektrike, shërbimeve telefonike dhe të ngjashme. Nëse këto borxhe harrohen, qytetarët në të ardhmen do të mund t’i paguajnë rregullisht faturat e tyre, thotë Anna Gligorova nga shoqata “Njeriu mbi fitimin”.

Pra, ndërprerja e ujit, e energjisë elektrike, e energjisë termike, në një numër të madh në vendet e Evropës Perëndimore, ku shteti social, drejtësia sociale funksionon, nuk ka. Paramendoni tek ne në shekullin e 21 ekziston shkyçja e ujit ose shkyçja nga energjia elektrike, ky nuk është civilizim” tha Ana Gligorova ,shoqatë civile.

Në pjesën e dytë të ligjit, shoqatat civile kërkojnë shlyerjen e normës së interesit nga firmat shtetërore që nuk kanë të bëjnë me aktivitetet komunale. Kërkesë për mbështetje të kësaj zgjidhjeje ligjore dërguan edhe tek kryeministri. Nga Zaev kërkojnë të dërgojë një rekomandim deri tek të gjitha ndërmarrjet publike, duke detyruar kështu bordet drejtuese t’i shlyejnë të gjitha normat e interesit të qytetarëve në bazë të borxheve ndaj tyre.

Në N.P. Shkupi, për shembull për një borxh prej 25 denarë për një biletë autobusi, tani qytetarit i vjen një gjobë prej 20 mijë denarë. Ose për parkimin e qytetit, nuk ka paguar I shkruajnë gjobë. Është e njëjta ndërmarrje publike nën vetëqeverisjen lokale. Për këta qytetarë, qeveria me një dekret të japë rekomandim bordet publike në seancën e radhës të votojnë fshirjen e kamatave dhe të mbetet vetëm, borxhi kryesor.”- deklaroi Marjan Ristovski nga Konfederata e organizatave sindikale.

Në procedurën parlamentare kaloi leximi i parë i projektligjit për shlyerjen e interesit për pagesën borxheve të paraqitura nga një grup deputetësh. Për këtë projektligj, qeveria dhe opozita kanë një mendim pozitiv. Alsat M sot ka kontaktuar me disa nga propozuesit, deputetët presin që ligji të miratohet deri në fund të muajit të ardhshëm, ku do të përfshihet një pjesë e amendamenteve të ekspertëve dhe sektorit joqeveritar. Në seancën parlamentare shoqatat civile të cilat sot dorëzuan propozim ligj të ri për shlyerjen e borxheve, ishin kundër propozim ligjit të deputetëve.

Baby Boo