Ky është EMRI më i mundshëm për kryeministër të ri të Kosovës

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovë, Arben Gashi në një intervistë për RTV Dukagjini ka folur edhe për emrin e ri të kryeministrit nga LDK.

Baby Boo

Duke folur për emrin e kryeministrit nga LDK, ai tha se në kushte normale do të duhej lideri i partisë të ishte në këtë pozitë.

”Në kushte normale lideri i partisë do të duhej të ishte kryeministër. Ajo është edhe preferncë e imja, që Isa Mustafa të jetë kryeministër.

Sipas tij, LDK i ka disa emra të mundshëm për postin e kryeministrit.

Ai ka theksur se në Qeverinë e re nuk do të ketë njerëz me aktakuza e që kanë probleme me ligjin.

Ai ka theksuar se LDK është ajo që ka vendosur standarde sa i përket pastërtisë së ministrave.

Qeveria Mustafa është ajo që ka vendosur standarde. Ne edhe Verëvendosjes i kemi refuzuar emra për ministra që kishin telashe me ligjin”, tha Gashi në RTV Dukagjini.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Besnim Bislimi i VV-së, i cili ka theksuar se Arben Gashi po gënjen.

“Më vjen keq për gjuhën e tij. Por, ai e di shumë mirë emrat që i kemi refuzuar ende pa naiur negiciatat”, tha ai, raporton Gazeta Blic.