Një e mitur që ndjek shkollën fillore në rajonin e Bit Pazarit, në disa raste u ka dhënë para shokëve të saj të klasës, të cilët për një kohë të gjatë i kanë bërë presion duke i thënë se do ta rrahin vëllain e saj më të vogël, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
“Sot, në orën 00:30, në SPB Shkup, një 52-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se vajza e tij e mitur, nxënëse në një shkollë fillore në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, për një periudhë të gjatë ka marrë kërcënime nga dy bashkëmoshatarë të saj se do ta sulmojnë fizikisht vëllain e saj më të vogël, i cili ka probleme shëndetësore, nëse ajo nuk u jep para. Sipas kallëzimit, ajo ishte e detyruar dhe në disa raste u kishte dhënë para, duke marrë gjithsej 25.000 euro nga shtëpia. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes”, njoftojnë nga MPB.