Nëntë ditë para zgjedhjeve në SHBA, tashmë kanë votuar 59 milionë qytetarë


Votimi i parakohshëm në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 3 nëntor tashmë e ka tejkaluar nivelin e shënuar katër vjet më parë, në vitin 2016, theksohet në sondazhin e pavarur të publikuar dje
Nëntë ditë para zgjedhjeve, Instituti amerikan UV Elekshn Proxhekt, themeluar nga Universiteti i Floridas, publikoi se deri dje kanë votuar 59 milion njerëz.

Në vitin 2016, para kohe votuan 57 milion qytetarë, personalisht ose me postë, njofton ueb faqja e Komisionit për Ndihmë Zgjedhore të SHBA-së.
Këtë vit, miliona amerikanë votuan para kohe të shqetësuar për shkak të vazhdimi të pandemisë së koronavirusit ose të motivuar nga rivaliteti midis presidentit Republikan, Donald Tramp dhe ish nënpresidentit Demokrat, Xho Bajden.

Tani për tani, Demokratët, të cilët e inkurajuan fuqimisht votimin e hershëm këtë vit, po udhëheqin në pjesmarrjen, por nuk dihet ende nëse kjo do të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Donald Tramp dhe Republikanët paralajmërojnë se votimi i parakohshëm hap derën e mashtrimit, kështu që shumë votues republikanë pritet ta ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare ditën e zgjedhjeve, më 3 nëntor.ls

Baby Boo