Nuredini: Tomor Morina s’ka nevojë për vizita në burg nga pushtetarët shqiptarë


Ballina  Maqedoni

MaqedoniNuredini: Tomor Morina s’ka nevojë për vizita në burg nga pushtetarët shqiptarë

30/07/2019

0

Azbi Nuredini

Ushtari i UÇK-së Tomor Morina që mbahet ilegalisht në burg në Shkup nuk ka nevojë për vizita në burg nga pushtetarët shqiptarë, por ju jeni të obliguar tia jepni menjëherë lirinë e merituar për të cilën edhe luftoi me pushkë në krah.
Shqiptarët me tre parti politike në pozita drejtuese në qeverinë e Maqedonisë mos të harrojnë se në karriget ku janë ulur sot e 18 vite pas luftës së 2001-shit dhe pushtetin që kanë, e posedojnë falë pushkës së dëshmorëve, invalidëve dhe ushtarëve të UÇK-së, të cilët deri sot jo vetëm që i lanë pa ligj në krahasim me branitellat por edhe po i mbajnë ilegalisht në burg me fletarrest të Serbisë, duke pas parasysh se Tomori është shtetas i Kosovës dhe jo i Serbisë dhe se për krime lufte në Kosovë nuk mund të ngre aktakuzë e as të lëshojë fletarrest askush tjetër pos Tribunalit të Hagës për krime lufte, Tribunal i cili mbaroi misionin e vet me konstatim se shqiptarët nuk kanë bë krime lufte duke i shpallur të pafajshëm shqiptarët e akuzuar edhe pse padrejtësisht i mbajti me vite në burg, ndërsa udhëheqësit e regjimit serb dhe udhëheqësit e forcave policore maqedonase i shpalli fajtorë duke i dënuar edhe atë me disa vite burg dhe disa prej tyre me burg të përjetshëm.

Çdo pushtetarë në maqedoni duhet ta di qart se ushtarët e UÇK-së nuk kanë nevoj për lëmoshë nga asnji pushtet, por për garantimin e lirisë për të cilën po vuajnë shqiptarët ende.

Baby Boo