Një grua ka raportuar në polici se kanë tentuar t’ia rrëmbejnë fëmijën në një park në Gjorgje Petrov

Një dramë është zhvilluar dje në parkun e Gjorgje Petrovit. Një nënë ka raportuar një tentativë për rrëmbimin e fëmijës së saj nga një grua që ishte ulur në një prej stolave të parkut.

Kur nëna e ka vënë re se çfarë po bënte gruaja, ka filluar të bërtasë duke thënë që të ndalonte, dhe për shkak të dyshimit se po përpiqej t’ia rrëmbente fëmijën, ajo filloi të thërriste edhe “policia, policia”. Gruaja është ndalur dhe i ka thënë që të mos bërtiste.

Rasti është raportuar edhe në polici, ndërsa gruaja që mori fëmijën ka deklaruar se qëllimi i saj ishte ta çonte te fëmijët e saj derisa të gjente prindin, edhe pse nëna e fëmijës ishte gjatë gjithë kohës afër.

“Ndërsa ishte me dy fëmijët e saj, M.M. (46) nga Shkupi, e cila ishte me fëmijën e vet, e thirri një nga fëmijët e A.B. të ulej pranë fëmijës së saj dhe u dha të hanin. Pastaj M.M. filloi të shkonte drejt tregut me fëmijën e A.B., pas çka A.B. vrapoi pas tyre dhe mori fëmijën e saj.

Me M.M. është kryer një bisedë zyrtare në Stacionin Policor të Gjorgje Petrovit dhe ajo ka deklaruar se donte ta çonte fëmijën te fëmijët e saj derisa të gjente prindin,” thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Për rastin është njoftuar edhe një prokuror publik.