​Fshati kinez në karantinë për shkak të murtajës


Autoritetet lokale në rajonin e Mongolisë së brendshme të Kinës kanë vendosur një fshat në karantinë, pasi një fshatar vdi*q nga murtaja, thanë autoritetet lokale shëndetësore. Rastet e murtajës në Kinë nuk janë të rralla, por sëmu*ndja po bëhet më e rrallë. Nga 2009 deri në 2018, Kina rapo*rtoi 26 raste të murtajës dhe 11 vdekje.

Autoritetet e qytetit Baotou kanë izoluar fshatin ku jetonte pacienti dhe karantinoi kontaktet e tij të ngushta, të cilët aktualisht janë negativë për testet për sëmundjen dhe po marrin ilaçe në mënyrë parandaluese, tha komisioni shëndetësor i qytetit në faqen e tij të internetit. Qyteti gjithashtu ka shpallur nivelin e dytë të rre*zikut nga të katër të mundshëm në rast të një murtaje deri në fund të vitit në rrethin ku ndodhet fshati. Autoritetet thanë që p*acienti kishte një “murtajë të zorrëve”, simptomat e së cilës përfshinin diarre, dhimbje të forta barku dhe ethe. Murtaja ose vde*kja e zezë, siç njihet ndryshe, është një së*mundje vde*kjeprurëse e cila shkaktohet nga bakteri Yersina pestis dhe bartet nga pleshtat që mbijetojnë në trupin e minjve dhe në prani kalojnë edhe te njeriu. Në të kaluarën ajo ka shkaktuar vde*kje të shumta në të gjithë Evropën për shekuj me radhë.

Baby Boo