NIS PËRDORIMI I SISTEMIT PËR MENAXHIMIN E PAGESËS RRUGORE NË KORRIDORIN 10 (VIDEO)


Prej sot filloi funksionimi i sistemit elektronik të pagesës rrugore në korridorin 10 ndërsa u paralajmërua edhe zbatimi i të njëjtit sistem edhe në të gjitha pikat e tjera të vendit. Në përdorim janë lëshuar kartelat elektronike të cilat qytetarët do të mund ti mbushin me shuma sipas nevojave të tyre dhe pagesën ta kryejnë në mënyrë elektronike duke evituar pritjet në radhë të gjata. Përveç shpejtësisë, kryeministri Zoran Zaev dhe drejtori i Agjencionit për rrugë shtetërore, thanë se qytetarët do të përfitojnë edhe lirime gjatë abonimit të kartelave elektronike.

Zoran Zaev, kryeministër
Sistemi elektronik i pagesës rrugore gjatë korridorit 10 përmes të cilit vendoset sistem me teknologji të lartë, dukshëm do ta zvoglojë mundësinë për manipulime. Duke patur parasyshë se pagesa elektronike e rrugëve tanimë mund të kryhet pas ndërprerje të veturës, gjeqësisht, vetura duhet vetëm ta ngadalësojë shpejtësinë e lëvizjes, ndërsa pagesa kryhet automatikisht, kjo do të kontribuojë edhe në rritjen e numrit të veturave dhe në rritjen e komoditetit të qytetarëve gjatë udhëtimit. Përveç kësaj shfrytëzuesit e kartelave do të fitojnë edhe lirim përgjatë çdo mbushje të kartelës.

ZORAN KITANOV, DREJTOR I AGJENCIONIT TË RRUGËVE
Pasi projekti për ndërtimin dhe instalimin e sistemit elektronik në korridorin 10 ka të bëjë vetëm në pigat e pagesës në korridorin 10, përfshirë edhe stacionin pagesor Petrovec, logjikisht parashtrohet nevoja që i njëjti sistem i pagesës së rrugës të implementohet edhe në korridorin 8 si dhe në pikat pagesore në autostradat e reja Shtip-Milladinovcki dhe Kërçovë-Ohër. Për këtë qëllim është realizuar marrëveshje për huazim me EBOR në vlerë prej 13 miljon euro për ndërtimin e instalimit të dy pikave pagesore në Milladinovski-Shtip dhe një në Kërçovë-Ohër, si dhe rehabilitim të pesë pikave ekzistuese në korridorin 8 nga dalja e Shkupit drejt Gostivarit, që edhe ato të jenë elektronike.
Përveç sistemit elektronik të pikës pagesore, sot u përurua edhe qendra e re për kontroll të rrugëve dhe pikave pagesore në korridorin 10 që është ndërtuar në afërsi të pikës pagesore Petrovec.

GORAN SUGAREVSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT
Modernizimi i infrastrukturës rrugore nuk nënkupton vetëm përparim të cilësisë së ndërtimit dhe rekonstruimit të rrugëve, por nënkupton edhe arritje e nivelit të madh të qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të sistemit të përgjithshëm transportues, nivel të lartë të sigurisë dhe mbrojtje të ambientit jetësor. Duke u udhëhequr nga këto standarde, punojmë në përparimin e infrastrukturës së përgjithshme duke zbatuar arritjet më të reja teknike dhe teknologjike. Sot me kënaqësi të veçantë zyrtarisht e lëshojmë në përdorim sistemin elektronik të pagesës rrugore në korridorin 10 dhe njëkohësisht filln me punë edhe kjo qendër e modernizuar që detyrë bazë do të ketë monitorimin, udhëheqjen dhe kontrollin në të gjitha pagesat rrugore në vend.

Kryeministri Zoran Zaev vizitoi qendrën e monitorimit dhe bleu një kartelë të cilën më pas ja dhuroi një kalimtari të rastit duke përuruar kështu në mënyrë simbolike funksionimin e sistemit.

Baby Boo