Ngordh breshka Shurli, ishte 130 vjeçare


Banori më i vjetër i kopshtit zoologjik Shenbrun, breshka Shurley ka ngordhur dhe besohet se i kishte 130 vjet. Nga viti 1953, ishte banore e këtij kopshti zoologjik në Vjenë të Austrisë.

“Mosha e saktë nuk dihet, por sigurt që i ka mbi 130 vjet”, ka thënë zoologu Anthon Weisenbaher. Nuk ka pothuajse asnjë qytetar të Vjenës që ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore që nuk e parë të paktën një herë breshkën Shurley. Gjatë jetës kjo breshkë përjetoi shumë – dy luftërat botërore, si dhe është përdorur si parashikues për fitues të Kampionit Evropian në futboll gjatë vitit 2016.

Baby Boo