Ngjarjet e Kumanovës, asnjë nismë për he*tim ndërkombëtar


Gjashtë vite më parë banorët e Kumanovës u zgjuan nga zhurma e kr*ismave të lu*ftimeve në “Lagjen e Trimave” mes forcave të policisë dhe grupit të ar*matosur. Kjo lagje tashmë është kthyer në normalitet, por dyshimet mbi këtë rast nuk janë sqaruar ende. Opozita shqiptare thotë se bëhet fjalë për proces të montuar politik, gjyqësor e policor.

Qeveria LSDM -BDI nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të iniciuar një he*tim të pavarur gjyqësor ndërkombëtar, që ishte edhe vetë premtim parazgjedhor i Kryeministrit Zoran Zaev. Ndërsa BDI si pjesë e qeverisjes së atëhershme me VMRO-DPMNE dhe sot pjesë e koalicionit me LSDM ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë që ka lejuar të ndodhë një proces i tillë i montuar ku humbën jetë njerëz të pafajshëm nga të dy anët dhe u bu*rgosën shumë shqiptarë me bu*rg të përjetshëm. Ndërsa, ne sot e kësaj dite nuk e kuptuam se pse ndodhi rasti i Kumanovës dhe kush ishte porositësi i kësaj ngjarje që mbaroi me vi*ktima dhe si rast i tronditi edhe marrëdhëniet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Avokati Naser Raufi shpreson se me në ndihmën e faktorit ndërkombëtar të zbardhet e vërteta për këtë rast..
Ne avokatët mbrojtës jemi 15 avokat në këtë lëndë pe*nale dhe kërkesa jonë ka qenë posaçërisht në ankesën që e parashtruam para Gjykatës së Apelit por edhe në këtë ankesë që e kemi dorëzuar te Gjykata Supreme kemi kërkuar për të njejtën punë disa herë e kërkojmë që faktori ndërkombëtar të involvohet në këtë rast dhe që të kontribuojë që të dalë e drejta për këta të dë*nuar”, tha Naser Raufi, avokat.

Si pasojë e konfliktit të ar*matosur më 9-10 maj 2015 në Kumanovë, jetën e humbën 8 policë dhe 10 pjesëtarë nga formacioni i ar*matosur i thirrur në emër të UÇK-së. Dhjetëra shtëpi u dogjën dhe demoluan plotësisht, ndërsa qindra banorë u evakuuan. Nën ak*uzën për “te*rrorizëm” dhe “organizatë te*rroriste”, Gjykata Pe*nale e Shkupit dë*noi 33 persona ndërsa 4 prej tyre i liroi nga ak*uza. 7 persona u dë*nuan me bu*rg të përjetshëm, 13 persona me nga 40 vite bu*rg, 9 persona me nga 12 vite, ndërsa të tjetër me nga 13, 14 dhe 18 vite.

Nga të dë*nuarit 19 janë shtetas kosovarë, ndërsa të tjerët nga Maqedonia. He*tim me ndihmë ndërkombëtare për këtë rast ka premtuar ish kryeministri Zoran Zaaev, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe ai i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ndërsa në Kosovë, nevoja për një he*tim të tillë ishte potencuar edhe nga kryeministrat Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj.

Baby Boo