Arrestohet edhe një person për vrasjen e Liridona Ademajt


Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që dyshohet se është përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sinjali raporton se i dyshuari është arrestuar për shkak se dyshohet që ka furnizuar me armën e krimit Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në Prishtinë teksa ndodhej në makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, i dyshuar si organizator i vrasjes, vrasësi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së janë në paraburgim prej 30 ditësh.

Liridona Ademaj është rivarrosur në Rracaj të Gjakovës me kërkesë të prindërve.

Baby Boo