Dr.Collins: Për tre muaj mund të kemi një mjekim efektiv për ko*ronav*irusin


Drejtori i i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Francis Collins, tha për CNN se është optimist se një “mjekim efektiv” për Covid-19 do të jetë gati për 3 muaj. “Kemi bërë shumë përparime sa i përket terapisë”, tha Collins. “Kemi dy ilaçe të provuara, remdesivir dhe deksametazon. Të dy kanë rezultuar efektivë në testime rigoroze të rastësishme”. Çfarë janë? Remdesivir është një ilaç antiviral i cili është vërtetuar se pakëson kohën që një person është i sëmurë me Covid-19. Deksametazoni është një steroid që mund të pakësojë numrin e vik*timave mes pacinetëve të sëm*urë rëndë.

“E dimë që njerëzit e së*murë rëndë kanë mpiksje gjaku dhe mund t’u vimë shumë në ndihmë nëse shmangim atë. Në këndvështrimin tim terapia më emocionuese është përdorimi i antitrupave monoklonal, të marrë nga njerëzit që kanë arritur t’i mbijetojnë sëmu*ndjes. Jam optimist, pa qenë tërësisht i sigurt, që do të kemi diçka ndoshta brenda 2 ose 3 muajve, sa i përket një trajtimi të efektshëm”, shtoi ai.

Baby Boo