NGJARJE E RËNDË, VRITET GRUAJA E NJË POLICI, DYSHIMET E PARA


Një 47-vjeçare është vrarë me armë zjarri në Durrës. Mësohet se viktima është gruaja e një polici në qyetin bregdetar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.10 të qytetit, në familjen e policit Sherif Hajdari, ndërsa dyshohet se 47-vjeçarja është vetëvrarë.

Burimet nga policia bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes në banesë ka patur edhe persona të tjerë. Gruaja është dërguar në spital pa shenja jete.

Sakaq, është ngritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Baby Boo