Ngjarja në Greqi/ Flet biznesmeni i cili u sulmua me leva nga persona të maskuar


Biznesmeni grek, i cili u dhunua me leva nga disa persona të maskuar katër ditë më parë është jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka thënë në një intervistë se autorët kishin veshur doreza të zeza dhe xhaketë të zezë dhe se goditjet ishin të forta dhe se autori kishte për qëllim ta vriste.

“Falë Zotit në atë moment dolën 2 fqinjët e mi, ata u trembën dhe u larguan. Nëse nuk do të ishin trembur do të më kishin vrarë”, u shpreh ai.

Sipas tij pas sulmit mund të fshihet një biznesmen tjetër më të cilin ka mosmarrëveshje.

Baby Boo