Ky është Abedin Bekteshi nga fshati Rufc i Lipjanit, dyshohet që ka vrarë gruan dhe djalin e tij 24 vjeçar dhe më pas vetën


Ky është Abedin Bekteshi nga fshati Rufc i Lipjanit, dyshohet që ka vrarë gruan dhe djalin e tij 24 vjeçar dhe më pas vetën.

Krimi që ndodhi brenda një familje në Rufc të Lipjanit ka tronditur vendin. Abedin Bekteshi dyshohet se ka vrarë gruan dhe djalin e tij, dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

Banorët e këtij fshati i thanë Gazetës Insajderi se në shtëpi në momentin e krimit ishin vetëm të tre viktimat.

Teksa treguan se i ndjeri ka edhe tre djem të tjerë.

“Abedini ka edhe tre djem të tjerë Në rastin kur ka ndodhur ngjarja sipas banoreve në shtëpi ishin vetëm tre viktima. Ambulanca dhe veturat e emergjencës kane ardhur menjëherë ne vendin e ngjarjes për t’i trajtuar familjarët” thanë banorët atje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.

Në rrjetet sociale është shërndarë foto e Abedin Bekteshit, të dyshuarit për vrasjen e gruas së tij, djalit 24-vjeçar e më pas edhe vetes.

Baby Boo