Nga muaji i ardhshëm fatura më të larta për rrymë?!


A do paguajmë energji elektrike më të shtrenjtë për 12,3% nga muaji i ardhshëm, në përputhje me vendimin e Komisionit rregullatorë i cili fillon të vlejë nga 1 korriku? TVSH-ja e cila duhet të ulet nga 18 në 5 %, me çka do të kompensohet shtrenjtimi ende është në procedurë kuvendore. Kjo do të thotë se për periudhën pas vendimit të KRRE, energjia elektrike do të llogaritet sipas çmimit më të lartë sesa ai paraprak.

“Në lidhje me këtë çështje, shohim se si duket kjo në praktikë. Në një pjesë është përfshirë periudha kur do të arrijnë fatura të reja, një pjesë para vendimit të KRRE. Tani kjo është teknikë dhe më shumë detaje duhet nga ata që e zbatojnë atë. Megjithatë derisa Ligji nuk kalon në Kuvend, faturat do të jenë sipas vendimit të fundit, sapo të miratohet, do të llogaritet 5%”, deklaroi Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

Baby Boo