Orkestra e të rinjve të Ballkanit Perëndimor me Koncert Simfonik në Tetovë


Orkestra e të rinjve të Ballkanit Perëndimor me Koncert Simfonik në Tetov.

65 muzikantë të rinj nga 15 shtete të ndryshme evropiane si Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Kosova, Kroacia, Lituania, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rusia, Serbia, Shqipëria, Spanja dhe Turqia, nën drejtimin e pianistit dhe dirigjentit nga Shkodra, Desar Sulejmani, do të bëjnë hapjen e edicionit të XI-të të festivalit Skena e Muzikës Serioze Shqiptare.

Programin koncertal, të cilin do të mund ta ndjekim në Qendrën për Kulturë në Tetovë, me datë 31 korrik (e hënë), ora 8.00, i dedikohet zhanrit të valles, edhe atë duke filluar me “Vallet Hungareze” të Bramsit, veprën “Vallet nga Galanta“ të Kodalit, “Suita folklorike për orkestër” nga Drinor Zymberi, “Tingujt e Ballkanit” nga Llazar Gjorgjeviç, pjesë të zgjedhura nga baletet Gayaneh, Spartaku dhe muzika për dramë Maskerada nga Aram Haçaturian dhe Simfoninë e I-rë të Shostakoviç. Jo më kot edhe motoja e koncertit është “Ejani të vallëzojmë”.

​ Me këtë përzgjedhje për të bërë hapjen e festivalit, “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare” edhe këtë vit e vërteton qëllimin të cilin e kishte që në fillim: zhvillimin e jetës koncertale, edhe atë duke sjellur muzikantë dhe ansamble ndërkombëtare, duke u bërë kështu një nga pikat më të rëndësishme për muzikë klasike për shqiptarët e Maqedonisë dhe më gjërë.

​Koncerti i Orkestrës së të rinjve të Ballkanit Perëndimor organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së RMV, Bashkimin Evropian (në kuadër të programës Creative Europe), Komunës së Tetovës, Goethe Institut, Rotary Club-Ahen, WBYO (Western Balkans Youth Orchestra), Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë-Tiranë, Engagement Global.

​ Hyrja për në koncert do të jetë e lirë.

Baby Boo