Ministri i ekonomisë së Maqedonisë mesazh Rusisë: Nuk pranojmë presion ekonomik! (Video)


Maqedonia dëshiron të këtë marrëdhënie të mira ekonomike me të gjitha shtetet, përfshirë edhe Rusinë, mirëpo nuk do të lejojë që Rusia të bëjë presion ekonomik.
Kështu ka komentuar ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi informacionet se dogana ruse është duke kthyer në kufi kamionët maqedonas për shkak të emrit të ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Edhe pse thotë se në ministri nuk kanë arritur ende konfirmim zyrtar për këto informacione, Bekteshi në intervistën për Gazetën Lajm rikujton se për emrin e vendit ka vendosur Kuvendi me dy të tretat e votave.

Ai poashtu thekson se partnerë kryesorë të Maqedonisë janë vende evropiane. Në këtë intervistë Bekteshi është përgjigjur mes tjerash edhe në këto pyetje:

A ka filluar biznesi dhe ekonomia të frymojnë më lirshëm pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës dhe se shpejti Maqedonia pritet të bëhet anëtare e NATO-s?

A mund të na sqaroni me shembuj konkret se në cilat sfera po vërehet efekti pozitiv i këtij hapi politik (ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës)?

Investimet kapitale që parashihen në vitin 2019 dhe cilat parashihen në pjesën perëndimore të vendit?

Statistikat e fundit tregojnë se pa punësia ka rënë nën 20 për qind. Sa janë reale vlerësimet se kjo rënie para së gjjthash është meritë e ikjes së rinisë jashtë vendit?

Çka po ndërmerrni ju si ministër për të hapur rrugën e eksportit të produkteve vendore, duke pasur parasysh se eksporti është një nga faktorët kyç për rritje ekonomike?

Sa ka për fituar ekonomia e Maqedonisë nga vendosja e taksës 100 për qind prej autoriteteve kosovare për produktet serbe dhe sa mbajnë akuzat se në Maqedoni po ripaketohen produkte serbe dhe po eksportohen në Kosovë si produkte nga Maqedonia?

Baby Boo