Nënat që me trupat e tyre mbrojnë fëmijët nga plumbat në Kabul (VIDEO)


Pamje të rënda po vijnë çdo ditë nga Afganistani, pas marrjes së pushtetit nga talebanët.
Njerëz që tentojnë të ikin nga vendi i tyre për të ruajtur jetën.
Të tilla janë edhe pamjet nga kjo video ku shumë gra tentojnë të mbrojnë fëmijët e tyre nga plumbat që vijnë nga të katër anët.

Videoja është bërë virale dhe ka prekur zemrat e të gjithë njerëzve:
Talebanët kanë marrë pushtetin në Afganistan dy javë para se Shtetet e Bashkuara të përfundojnë tërheqjen e trupave pas një lufte 20 vjeçare tejet të kushtueshme.
Fushata e kryengritësve u përhap në të gjithë vendin, duke marrë të gjitha qytetet kryesore brenda pak ditësh, ndërsa forcat afgane të stërvitura dhe të pajisura me armatime nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj u shpërbënë.

Banorët janë të shqetësuar se talebanët mund të ndërmarrin sulme hakmarrëse kundër atyre që punuan me amerikanët ose qeverinë.
Shumë njerëz gjithashtu kanë frikë se talebanët do të rivendosin rregullat e ashpra të ligjit islamik, siç bënë kur kishin pushtetin nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Gjatë asaj periudhe, grave u ndalohej vajtja në shkollë, ose të punonin jashtë shtëpisë. Ato duhej të vishnin burkën, që mbulon gjithçka përveç syve, dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, sa herë që dilnin jashtë shtëpisë. Talebanët ndaluan muzikën, u prenë duart hajdutëve dhe vranë të akuzuarit për lidhje jashtëmartesore.
Talebanët po përpiqen të shfaqen si një forcë më e moderuar në vitet e fundit dhe thonë se nuk do të hakmerren, por shumë afganë janë skeptikë ndaj këtyre premtimeve.

https://video.gjirafa.com/grate-qe-mundohen-te-shpetojne-femijet-e-tyre-nga-plumbat-qe-u-fluturojne-mbi-koke-ne-aeroportin-e-kabulit-mp4

Baby Boo