Ish Missi i jep fund jetës, hidhet nga ndërtesa/ Ja cili ishte postimi i saj i fundit para se të vetëvritej


30-vjeçarja Chelsie Kryst, ish miss i SHBA i ka dhënë fund jetës së saj!

Sipas Departamentit të Policisë së New York mësohet se Kryst gjeti vdekjen pasi u hodh nga një ndërtesë në Manhattan.

“Me dhimbje të madhe, njoftojmë ndarjen nga jeta të Cheslie”, njoftoi familja e saj në një deklaratë për mediat e huaja. “Ajo frymëzoi njerëzit në mbarë botën me bukurinë dhe forcën e saj. Ajo ishte një njeri i kujdesshëm, që dhuronte dashuri.”

Kyrst, e cila u kurorëzua Miss SHBA në vitin 2019, ka postuar një foto në Instagram para se ti jepte fund jetës, ku shkruan: “Kjo ditë ju sjellë prehje dhe paqe”.

Baby Boo