Krasniqi për vdekjen e punonjësve shëndetësorë në betejën me COVID-19: Dhimbje dhe humbje deri në papërshkrim


Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka shkruar për momentin e ndezjes së qirinjve në nderim të punonjësve shëndetësorë që vdiqën si pasojë e koronavirusit. Krasniqi ka thënë se sakrifica e punonjësve shëndetësorë do të mbetet kujtim i dukshëm i kësaj ngjarje.

Postimi i tij i plotë:
Në nderim të profesionistëve shëndetësorë, që humbën jetën në luftën me virusin COVID-19.
Puna dhe mundi, angazhimi i pashoq, sakrifica deri në flijim për të shpëtuar pacientin, do të mbeten një kujtim i dukshëm i kësaj ngjarje.

Dhimbje dhe humbje deri në papërshkrim, mësim dhe motiv për secilin që zgjedh dhe ndjek rrugën e mjekut dhe infermierit.
Ngushëllime për familjarët dhe kolegët, të prekurve, shërim të shpejtë!.

Baby Boo