Në Tabanoc për hyrje dhe dalje pritet rreth 30 minuta


Në vendkalimin kufitar Tabanoc është rritur frekuenca e automjeteve, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 30-të minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga Lidha Automoto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, vende-vende nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Baby Boo