20 rrugë në Tiranë emërohen me emrat e 20 grava të vrara vitin e kaluar!


Emrat e rrugëve të kryqytetit mbrëmjen e djeshme u zëvëndësuan me emrat e 20 grave të cilat përgjatë vitit që lamë pas ishin viktima të dhunës së bashkëshortëve të tyre.

Kjo nismë u ndërmor nga një grup aktivistësh të cilët në përkujtim të këtyre grave vendosën që 20 rrugë të Tiranës të mbajnë emrin e tyre.

“Mbi të gjitha, vrasja e grave dhe dhuna me bazë gjininë, nuk janë çështje private por shoqërore dhe politike. Për pasojë, adresimi i tyre meriton vëmendje gjithpërfshirëse dhe akte konkrete institucionale që garantojnë drejtësi për viktimat; mbrojtje, siguri e mirëqenie për të mbijetuarat dhe politika sociale që parandalojnë dhunën dhe hapin rrugën për barazi e drejtësi shoqërore”, u shpreh Kolektivi Feminist përmes një komunikimi publik për median.

Baby Boo