Në Negotinë zbulohen fosilet e një elefanti që besohet të ketë jetuar përpara 8 milionë vjetëve (FOTO)

Ministri i Kulturës së Maqedonisë, Robert Allagjozovski sot e ka vizituar lokalitetin në Negotinë, ku janë gjetur fosile të një elefantit të vdekur përpara rreth 8 milionë vjetëve.

Baby Boo

Gjatë vizitës së sotme, Allagajozovski ka biseduar me ekipin e Muzeut Natyroro-shkencor të Shkupit dhe kolegët e tyre hulumtues nga  Bullgaria, të cilët në bashkëpunim i gjetën fosilet e kësaj kafshe e cila besohet të ketë jetuar 50 vjet dhe ka peshuar rreth 10 tonë.

“Maqedonia ka disa gjetje jashtëzakonisht të rralla dhe kjo është një ndër gjetjet më spektakolare. Kjo e vendos Maqedoninë edhe në hartën panteologjike të Evropës dhe botës dhe më vjen mirë që ne kemi kapacitet për këso gjetjesh, fillimisht duhet që shkencëtarisht t’i hulumtojmë, ndërkaq më pas do t’i shpalosim në opinion, me çka muzetë tona, veçmas specifikasiteti i Muzeut Natyroro-shkencor, fiton në rëndësi”, ka theksuar Allagjozovski, i cili ika informuar se Ministria e Kulturës do ta përkrahë punën e mëtutjeshme të këtij ekipi të vlefshëm të hulumtuesve dhe do t’u japë ndihmë për përpunimin dhe prezantimin e materialit.

Fosilet e gjetura në Negotinë

Fosilet e gjetura në Negotinë

Fosilet e gjetura në Negotinë

Fosilet e gjetura në Negotinë


Restorant Lumare