Pendarovski shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit profesional të ARMV-së në misionin KFOR

Presidenti i shtetit dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ushtarit 44-vjeçar profesional në misionin e KFOR-it në Kosovë, i cili dje papritmas vdiq në Prishtinë.
“Shprehi ngushëllime të thella deri te familja me rastin e vdekjes së papritur të pjesëtarit të Armatës tone, i cili ishte pjesë e misionit në Kosovë. Armata humbi një pjesëtar të saj, koleg dhe ushtar, i cili me përkushtim i shërbeu misionit të saj. Le të pushojë i qetë”, ka shkruar Pendarovski në Fejsbuk.

Shtatëmadhoria e Armatës së Maqedonisë së Veriut informoi se në një spital në Prishtinë mbrëmë rreth orës 18 e 15 minuta papritmas vdiq ushtari profesional I.Ç. (44), i cili ishte në përbërje të kontigjentit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin KFOR.

Ushtarit profesional, i cili ka kryer detyra në togun për sigurim në komandën e KFOR-it në Pejë, gjatë orëve të pasditës iu përkeqësua gjendja, pas çka, menjëherë pasi është vërejtur nga të pranishmit, iu ofrua ndihma e parë nga ana e shërbimit kompetent sanitar në përbërje të kontigjentit. Menjëherë me helikopter ushtarak, në shoqërim të personelit mjekësor ushtarak u dërgua në spital në Prishtinë, si institucion më të afërt shëndetësior, ku filloi rianimimi, por pas një kohe të shkurtë u konstatua vdekja, për të cilën, sipas informatave të para, shkak me siguri është sulmi kardiak.

Baby Boo