Rexha erdhi nga Gjermania të merrte hakun e vëllait, pse qëlloi me dorën e majtë


Detaja të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e Arjan Gosës pasditen e të dielës në qytetin e Kavajës.

Gosa u qëllua teksa ishte duke pirë kafe me të atin në një lokal. Autori 31-vjeçari Habib Rexha, i cili kishte mbajtur nën vëzhgim Gosën, u afrua në një distancë të afërt dhe e qëlloi me plumb në kokë viktimën.

Autori përdori dorën e majtë për të qëlluar, pasi dorën e djathtë nuk e ka funksionale. Ai ka humbur gishtrinjtë për shkak të një shpërthimi kur ishte i vogël.

Mësohet se 31-vjeçari ishte emigrant në Gjermani dhe u kthye në Kavajë për të marrë hakun e të vëllait Altin Rexha.

(https://www.disabilityhelpcenter.org/)

Baby Boo