Me 107 raste të reja me koronavirus, Maqedonia ka hyrë në vendet me rrezik të lartë


Me 107 personat e infektuar rishtazi që u konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të infektuarve në vendin tonë u rrit në 1081 persona.

Kështu, Maqedonia hyri në vendet me një rrezik të lartë të koronavirusit. Grupi përfshin të gjitha shtetet që kanë më shumë se 1.000 të infektuar me virus.

Sipas vendbanimit, deri më tani raste janë regjistruar në:

Shkup – 367, Kumanovë – 306, Dibër – 51, Shtip -32, Prilep -100, Tetovë – 48, Strugë – 50,
Velesi – 40, Manastir –15, Ohër –7, Kavadarci – 4, Gostivar – 12, Gjevgjeli – 4, Strumica – 2,
Kriva Palanka-4, Radovish – 4, Krushevo – 3, Kocani – 26, Probistip – 2,
Kërçovë – 2, Negotino -2

Baby Boo