Në Kërçovë inagurohet stacioni për trajtimin e ujrave të zeza


Komuna e Kërçovës sot ka lëshuar në përdorim stacionin për trajtimin e ujrave të zeza me një kapacitet për 50 mijë banorë, i cili do të ndihmojë për mbojtjen e mjedisit. Ndërtimin e stacionit për dy vite e ka bërë kompania WTE Group nga Austria dhe ka kushtuar mbi tetë miliion euro, mjete të siguruara nga Bashkimi Evropian.
Në inagurimin e stacionit kanë marrë pjesë përfaqësues të qeverisë, pushtetit lokal dhe ambasadori i BE-së në Shkup.
Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev tha se ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujrave të zeza, sipas standardeve evropiane, është hap i madhë për mbrojtjen e ambientit në rajon.
Ambasadori Samuel Zhbogar tha se Bashkimi Evropia në Maqedoni finanson projekte jo vetëm për mbrojtjen e ambientit, por edhe për reformimin e sektorit të ujrave, për të siguruar shërbime të qëndrueshme për furnizimin me ujë të qytetarëve.
Punojnë me përkushtim për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Kërçovë për të përmirësuar gjendjen dhe për të nxitur zhivillimin lokal ekonomik, tha kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, duke faleminderuar pushtetin qendror dhe BE-në për ndërtimin e stacionit.
Për ministrin e Ekologjisë, Sadulla Duraku stacioni në Kërçovë përmirëson cilësinë e jetësës për banorët, por ai do të mundësojë realizimin e një projekti tjetër për rehabilitimin dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në territorin e komunës me një gjatësi prej 100 kilometra.

Baby Boo